Ndërlidhjet

Jemen: Nga sulmi me bombë – 37 të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm në Sana të Jemenit
Pamje pas sulmit të sotëm në Sana të Jemenit

Policia thotë se nga një sulm me makinë-bombë afër akademisë policore në kryeqytetin Sana në Jemen, janë vrarë së paku 37 vetë dhe plagosur më se 60 të tjerë.

Dëshmitarët dhe burime të sigurisë thanë se sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në minibus, derisa kadetët ishin mbledhur në akademinë policore në qendër të qytetit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.

Por, rrjeti al-Kaida në Gadishullin Arab, në të kaluarën e kishte marrë përgjegjësinë për sulmet e këtilla.

XS
SM
MD
LG