Ndërlidhjet

Obama: Sulmi më vdekjeprurës terrorist në dy dekada në Francë


Pamje e një takimi të mëparshëm të presidentit Obama (i pari djathtas) me zëvendëspresidentin Joe Biden (afër tij) dhe sekretarin e shtetit John Kerry (i pari majtas)
Pamje e një takimi të mëparshëm të presidentit Obama (i pari djathtas) me zëvendëspresidentin Joe Biden (afër tij) dhe sekretarin e shtetit John Kerry (i pari majtas)

Presidenti amerikan, Barack Obama ka vlerësuar se sulmi i sotëm kundër javores satirike, Charlie Hebdo, në Paris, është “sulm qyqar djallëzor” kundër gazetarëve dhe shtypit të lirë dhe ka shprehur përkushtim për ta ndihmuar Francën në ndjekjen e terrroristëve, të cilët ende nuk janë zënë, raporton AP nga Uashingtoni.

Gjatë takimit të sotëm në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, me zëvendëspresidentin, Joe Biden, dhe sekretarin e shtetit, John Kerry, Obama tha se sulmi nga i cili janë vrarë 12 vetë, është sulmi më vdekjeprurës terrorist në së paku dy dekada në Francë.

Sipas tij, kjo mbetet përkujtim se tragjeditë e tilla mund të kryhen kudo në botë.

Ai ka premtuar të mbetet vigjilent dhe për t’i “kapur dhe sjellur para drejtësisë kryesit e këtyre akteve specifike dhe për t’i zbuluar rrjetet që ndihmojnë në avancimin e komploteve të këtilla”.

“Fakti se ky ishte një sulm kundër gazetarëve, sulm kundër shtypit tonë të lirë, po ashtu, thekson shkallën në të cilën këta terroristë i frikësohen fjalës dhe shtypit të lirë”, tha Obama.

XS
SM
MD
LG