Ndërlidhjet

Vetdigjet një person në Azerbajxhan


Ilustrim
Ilustrim

Një person e ka vënë vetën në zjarr sot, në Baku të Azerbajxhanit.

Personi, emri i të cilit nuk është publikuar në media, është vetdjegur në një zonë ku autoritetet e qytetit i kanë prishur ndërtesat e vjetra për të ndërtuar një rrugë për projektet e reja zhvilimore.

Banorët kanë protestuar për muaj të tërë në këtë pjesë, me arsyetimin se pronat e tyre janë demoluar dhe janë kompensuar shumë pak nga qeveria.

Motivet për rastin e sotëm nuk dihen.

Policia e ka rrethuar me shirita vendin e ngjarjes dhe po i vazhdon hetimet.

Pesë persona janë vetëdjegur në Azerbajxhan në 13 muajtë e fundit.

XS
SM
MD
LG