Ndërlidhjet

Rusia prodhon telefona mobilë për myslimanët


Ilustrim
Ilustrim

Një telefon mobil i projektuar për myslimanët, tashmë gjendet në tregjet e Rusisë.

Kryetarja e unionit të myslimaneve të Rusisë, Nailya Ziganshina, ka njoftuar se telefoni e përmban teksin e Kur’anit në gjuhën arabe dhe në atë ruse.

Telefoni, sipas saj, ia kujton përdorusit çdo kohë të lutjeve dhe ia tregon orjentimin kah Meka.

Telefoni i prodhuar nga kompania ruse BQ, kushton rreth 31 dollarë.

Telefoni është në dispozicion në tri ngjyra: e gjelbër, e zezë dhe e kuqe.

Në Rusi, 15 për qind e popullësisë, janë myslimanë.

XS
SM
MD
LG