Ndërlidhjet

Takimi dypalësh SHBA-Iran mbahet javën tjetër


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Përfaqësuesit nga SHBA-ja dhe zyrtarët iranianë do të takohen gjatë javës së ardhshme në Gjenevë për bisedime dypalëshe mbi programin bërthamor të Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se zëvendësekretarja, Wendy Sherman, do t’i përzgjëdhë përfaqësuesit amerikanë të cilët do të marrin pjesë në takimet që do të realizohen nga 15 deri më 17 janar.

Drejtoresha politike e BE-së, Helga Schmid, gjithashtu do të jetë pjesë e takimeve.

Agjencia e lajmeve IRNA, ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranain, Mohammad Javad Zarif, do të takohen në Gjenevë më 14 janar.

Një takim i tillë nuk është konfirmuar ende nga Shtetet e Bashkuara

XS
SM
MD
LG