Ndërlidhjet

Putin mohon se e ka blerë një shtëpi në Spanjë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë raportet e mediave se presidenti Putin e zoton një shtëpi luksoze spanjolle dhe vreshta për prodhimin e verërave ekskluzive.

Gjatë ditës së enjte, e përditshmja britanike Daily Mail ka shkruar se presidenti Putin e ka blerë shtpi luksove në vlerë prej 22 milionë dollarësh në qytetin Marbella që gjendet në bregun jugor të Spanjës.

Gazeta ka shkruar se Putin i ka blerë edhe 25 vreshta të rrushit me qëllim që të prodhoj verëra që gjenden rrallë të quajura Pingus, një shishe e së cilës kushton 1 mijë e 100 dollarë.

Zëdhënësi Dmitri Peshkov, ka thënë sot se raportimi nga gazeta britanike nuk përkon me realitetin.

XS
SM
MD
LG