Ndërlidhjet

Rohani: Dënohet dhuna e kryer në emër të islamit


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka dënuar dhunën e kryer në emër të islamit, që vlerësohet se ishte një referencë e qartë ndaj sulmeve vdekjeprurëse në zyrën e javores satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris.

Mediat iraniane raportojnë se zoti Rohani tha se ata që ndërmarrin akte ekstremiste në emër të fesë ose islamit, e “provokojnë islamofobinë”.

Qartë, presidetni Rohani ka aluduar në sulmin e pardjeshëm në Paris, me ç’rast persona të armatosur i masakruan 12 vetë në selinë e revistës, e cila i kishte zemëruar disa myslimanë për satirizimin e islamit radikal.

Këto komente u bënë një ditë pasi forcat e sigurisë së Iranit nuk e lejuan përpjekjen e gazetarëve iranianë për mbajtjen e një tubimi për tu solidarizuar me gazetarët e vrarë në sulmin kundër revistës, Charlie Hebdo.

Më herët, Ministria e jashtme e Iranit e ka dënuar sulmin, por ka thënë se është “e papranueshme” që shprehja e lirë të përdoret për “poshtërimin e religjioneve monoteiste”.

XS
SM
MD
LG