Ndërlidhjet

SHBA: Kleriku Abu Hamza u dënua me burgim të përjetshëm


Skicë nga pamja në gjykatë e klerikut Abu Hamza (djathtas)
Skicë nga pamja në gjykatë e klerikut Abu Hamza (djathtas)

Kleriku mysliamn radikal, Abu Hamza al-Masri, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nju Jork, lidhur me akuza për terrorizëm.

Gjyqtarja, Katherine Forrest, e shqiptoi dënimin, ndërsa aksionet e klerikut Abu Hamza i quajti “barbare”.

“Abu Hamza nuk është dënuar për fjalët e tij”, tha prokurori federal, Edward Kim, dhe ka shtuar se “krimet e tij me të vërtetë shtrihen në gjithë globin, prej Jemenit në Afganistan, e deri te Shtetet e Bashkuara”.

Abu Hamza ishte shpallur fajtor në maj të vitit të kaluar për akuza lidhur me komplot për t’i rrëmbyer turistët në Jemen, në vitin 1998, dhe për ndërtim të kampit terrorist në Shtetet e Bashkuara.

Ai e kishte tërhequr vemendjen me predikimet e tij antiamerikane në Kishën Finsbury Park në Londër.

XS
SM
MD
LG