Ndërlidhjet

Presidenti i Iranit dënon terrorizmin


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka dënuar sulmet vdekjeprurëse në Paris dhe ka thënë se Islami është fe paqësore.

“Ne dënojmë të gjitha format e terrorizmit, qofshin në Liban ose Palestinë, apo në Paris ose Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Rohani përmes një deklarate të postuar në ueb-faqen e tij.

Ai po ashtu ka thënë se sulmet terroriste të radikalëve vetëm se “ndezin” të tjerët dhe promovojnë islamofobinë.

Rohani i ka bërë këto komente pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë ndodhur më 7 dhe 8 janar dhe kanë lënë të vrarë 20 persona.

XS
SM
MD
LG