Ndërlidhjet

Gorbachev paralajmëron konflikt më të madh Rusi-Perëndim


Mikhail Gorbachev
Mikhail Gorbachev

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka paralajmëruar se kriza në Ukrainë mund të çojë në një konflikt më të madh ushtarak midis Rusisë dhe Perëndimit dhe ka kritikuar sanksionet ekonomike kundër Moskës.

Në një intervistë për javoren gjermane Der Spiegel, të publikuar sot, Gorbachev ka thënë se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për situatën dhe ka paralajmëruar për “humbjen katastrofike të besimit midis Rusisë dhe Perëndimit”.

Gorbachev, i cili ka ndihmuar për hapjen e Murit të Berlinit më 1989, ka thënë se është e nevojshme një “shkrirje e re”.

“Nuk do t’i mbijetojmë vitet e ardhshme nëse dikush humb nervat gjatë krizës në lindje të Ukrainës”, ka thënë Gorbachev.

Ai po ashtu ka kritikuar Gjermaninë, duke thënë se “do që të ndërhyjë kudo” dhe se ka politikanë gjermanë që duan të krijojnë një ndarje të re në Evropë.

Gorbachev ka thënë se sanksionet ekonomike kundër Rusisë janë të pamatura dhe shumë të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG