Ndërlidhjet

Protesta masive kundër racizmit në Dresden


Dresden - foto arkivi
Dresden - foto arkivi

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, kundër racizimit dhe për një shoqëri të hapur.

Protestat e sotme vijnë si reagim ndaj demonstratave javore anti-islamike, që janë duke u mbajtur për muaj me radhë në Dresden.

Ato organizohen nga një grup që e quan veten Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit, ose Pegida.

Këto protesta i kanë ndjekur deri në 18,000 njerëz, por tubimi i sotëm rival ka mbledhur dyfishin e njerëzve.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA ka cituar kryetaren e Dresdenit, Helma Orosz, t’u ketë thënë protestuesve se qyteti “nuk do të ndahet nga urrejtja”.

Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në tubimet e Pegidas.

XS
SM
MD
LG