Ndërlidhjet

Liderë botërorë do t’i bashkohen marshit në Paris


Paris
Paris

Mbi një milion njerëz dhe dhjetëra liderë botërorë do të marshojnë sot në Paris për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në këtë qytet.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se njerëzit do të vijnë për të treguar dashurinë për lirinë dhe dashurinë e vëllazërisë.

Islamistët radikalë kanë sulmuar këtë javë javoren satirike franceze “Charlie Hebdo”, duke vrarë 12 njerëz, kanë vrarë një police franceze, si dhe katër pengje në një dyqan hebre.

Mijëra policë dhe trupa janë dislokuar në prag të marshit të sotëm që pritet të nisë në orën 15:00.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, pritet të marrin pjesë në tubim, krahas kryeministrit britanik, David Cameron, kancerlares gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi.

Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, dhe mbretëresha Rania kanë konfirmuar po ashtu pjesëmrrjen.

Edhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri palestinez, Mahmud Abbas, pritet të marrin pjesë, ashtu si edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

XS
SM
MD
LG