Ndërlidhjet

Në Kroaci mbahet balotazhi presidencial


Josipoviq dhe Grabar Kitaroviq
Josipoviq dhe Grabar Kitaroviq

Në Kroaci, qytetarët votojnë sot për presidentin e ri.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale zhvillohet midis presidentit aktual, Ivo Josipoviq, dhe kandidates Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Jospipoviq ka fituar 38.5 për qind të votave në rrethin e parë, ndërsa Grabar-Kitaroviq 37 për qind.

Roli i presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial, por zgjedhjet e sotme shihen si provë për partitë kryesore politike.

Josipoviq, i cili është president qysh në vitin 2010, është propozuar nga koalicioni qeverisës, ndërsa Grabar-Kitaroviq, ish-ministre e Jashtme dhe ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, është propozuar nga partia opozitare HDZ.

Nëse zgjidhet, ajo do të bëhet gruaja e parë presidente e Kroacisë.

XS
SM
MD
LG