Ndërlidhjet

Merkel merr pjesë në tubimin e organizuar nga myslimanët në Berlin


Kancelarja Angela Merkel gjatë marshimit në Paris
Kancelarja Angela Merkel gjatë marshimit në Paris

Qeveria gjermane ka njoftuar sot se kancelarja Angela Merkel dhe pjesa më e madhe e kabinetit të saj, do t'i bashkohen tubimit “Gjermania e hapur dhe tolerante”.

Tubimi pritet të mbahet të martën në Berlin, ndërsa është organizuar nga udhëheqësit myslimanë në Gjermani.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter, ka thënë sot para gazetarëve, se Merkel së bashku me ministrin e jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, do të marrin pjesë në këtë tubim që do të mbahet tek Porta e Brandenburg në Berlin

Merkel është bashkuar me liderët tjerë botëror gjatë të dielës në Paris, ku është mbajtur një miting i madh i solidariteetit pas vrasjes së 17 personave nga sulmet e militantëve të armatosur në Paris.

Ndërkohë lëvizja anti-islamike gjermane Pegida pritet që gjatë ditës së sotme të mbaj tubim ne Dresden dhe në qytete tjera të Gjermanisë, kësaj radhe për të dënuar sulmet në Paris.

Ministri i Drejtësisë në Gjermani, Heiko Maas, i ka bërë thirrje organizatës Pegida që t'i anuloj këto tubime duke thënë se nuk kanë të drejtë që në emër të soplidaritetit me viktimat e terrorit, të krijojnë urrejtje ndaj myslimanëve.

XS
SM
MD
LG