Ndërlidhjet

Thaçi: Vizita e Vuçiqit e zakonshme dhe normale


Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Vizita në Kosovë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila është paralajmëruar për ditën e mërkurë, është vlerësuar si normale dhe e zakonshme nga zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë vizitë, Thaçi e ka vlerësuar të karakterit humanitar dhe fetar.

“Këto vizita që ndodhin në rajon, janë krejt normale, krejt të zakonshme, të pranueshme, të vullnetit të mirë, të bashkëpunimit, të fqinjësisë, mesazhit evropian, mesazhit euroatlantik”, ka theksuar Thaçi.

Deklaratat e tilla, Thaçi i ka bërë në Tiranë, gjatë një konference me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

XS
SM
MD
LG