Ndërlidhjet

Kuba liron të 53 të burgosurit politikë


Presidenti kubanez, Raul Castro dhe presidenti amerikan, Barak Obama

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kuba ka përfunduar lirimin e 53 të burgosurve politikë, që ka qenë i paraparë me marrëveshjen historike SHBA-Kubë, të arritur muajin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë verifikuar lirimin e të 53 personave dhe e kanë vlerësuar këtë si zhvillim “shumë pozitiv”.

Megjithatë, SHBA ka thënë se lirimi “nuk zgjidh problemet e mëdha me të drejtat e njeriut” në Kubë.

Dhjetorin e kaluar, SHBA-ja dhe Kuba kanë thënë se do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike, të cilat i kanë ndërprerë qysh në vitin 1961.

Njoftimi është bërë gjatë fjalimeve të njëkohshme të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe atij të Kubës, Raul Kastro.

XS
SM
MD
LG