Ndërlidhjet

Vdes mezo-sopranja ruse, Yelena Obraztsova


Mezo-sopranja ruse, Yelena Obraztsova
Mezo-sopranja ruse, Yelena Obraztsova

Mezo-sopranja e famshme ruse e cila ka kënduar opera në mbarë botën, Yelena Obraztsova, ka vdekur sot në moshën 75 vjeçare.

Fondacioni i saj kulturor ka njoftuar se ajo ka vdekur sot në një spital në Gjermani pas problemeve me zemër, pa dhënë detaje të tjera.

E lindur në vitin 1939, Obraztsova si fëmijë i kishte mbijetuar një rrethimi shkatërrues të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1963 ajo debutoi në teatrin Bolshoi të Moskës si Marina Mnisek në operën e Boris Godunov.

Ajo njihet për debutimet e saj në opera të famshme siç është shtëpia e operës në Milano La Scala, opera Metropolitan në Nju Jork si dhe në operën kryesore të Londrës Royal.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram ngushllimi familjes së mezo-sopranos tashmë të ndjerë.

Yelena Obraztsova do të varroset në Moskë më 15 janar.

XS
SM
MD
LG