Ndërlidhjet

Papa Françesku nis vizitën në Shri Lankë


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka arritur në Shri Lankë, në ndalesën e parë të turneuut të tij gjashtëditor në Azi.

Në Kolombo, ai ka kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të ndiqet e vërteta.

Kjo është vizita e parë papale në Shri Lankë prejse ka përfunduar lufta civike në vitin 2009.

Në Shri Lankë, rreth 70 për qind të popullsisë e përbëjnë budistët, 13 për qind hindusët, 10 për qind myslimanët dhe 7 për qind katolikët.

Më 15 janar, Papa Françesku do të udhëtojë për në Filipine.

XS
SM
MD
LG