Ndërlidhjet

Jahjaga: Trendet e migrimit ilegal, shqetësuese


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese dhe se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të adresuar faktorët shtytës.

Këtë dukuri, Jahjaga e ka lidhur me mungesën e zhvillimit të hovshëm ekonomik dhe me rrjetet kriminale që përfitojnë nga qytetarët.

Jahjaga i ka bërë këto komente në takimin e tetë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.

“Si institucione të Kosovës, e kemi për obligim që të ndërmarrim reforma të thella dhe të shpejta në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së tregut të lirë”, ka thënë mes tjerash Jahjaga.

Muajve të fundit, në Kosovë po ndodhin ikje ilegale në masë të madhe.

XS
SM
MD
LG