Ndërlidhjet

Rohani: Arabia e Kuvajti do të vuajnë nga nafta


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka fajësuar vendet e tjera që prodhojnë naftë për rënien e çmimeve globale të naftës dhe ka thënë se ato do të pendohen për veprimet e tyre.

Rohani i ka bërë këto komente në një fjalim në qytetin Bushehr.

Çmimet e naftës kanë rënë për 60 për qind në tregjet ndërkombëtare qysh në muajin qershor, si pasojë e rritjes së prodhimit dhe kërkesave më të ulëta në Evropë dhe Azi.

Çmimet kanë rënë shumë në fund të nëntorit, kur Arabia Saudite ka bllokuar thirrjet e anëtarëve më të varfër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të ulur prodhimin e grupit, me qëllim rritjen e çmimeve.

“Nëse Irani vuan nga rënia e çmimeve të naftës, dijeni se vendet e tjera që prodhojnë naftë, si Arabia Saudite dhe Kuvajti, do të vuajnë edhe më shumë se Irani”, ka thënë Rohani.

Ai po ashtu ka thënë se një e treta e buxhetit të Iranit bazohet në shitjet e naftës.

XS
SM
MD
LG