Ndërlidhjet

Rusia forcon aftësitë luftarake


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka bërë publike planet për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake në Gadishullin e aneksuar të Krimesë, në Arktik dhe në territorin e saj perëndimor, përkatësisht në enklavën e Kaliningradit.

Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, ka thënë se në vitin 2015, “Ministria e Mbrojtjes do të fokusohet në përpjekjet e saj për të rritur aftësitë luftarake të njësiteve të saj dhe për të rritur forcën luftarake në përputhje me planet e zhvillimit të ushtrisë”.

“Vëmendje e veçantë do t’iu jepet grupeve në Krime, në Kaliningrad dhe në Arktik”, ka thënë Gerasimov.

Të tria rajonet janë në fokus të tensioneve apo rivalitetit të mundshëm me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

Doktrina e re ushtarake e Rusisë, e nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin në muajin dhjetor, thekson nevojën për të mbrojtuar interesat e Rusisë në Arktik.

Si edhe doktrina e mëparshme, ajo e identifikon zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Kaliningradi ndodhet midis Bashkimit Evropian dhe anëtareve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina marsin e kaluar, një hap ky që ka tendosur dukshëm marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin.

XS
SM
MD
LG