Ndërlidhjet

Varrosen 7 viktima të sulmeve në Paris


Paris, 13 janar 2015.
Paris, 13 janar 2015.

Janë mbajtur sot ceremonitë e varrimit për shtatë viktima të sulmeve terroriste, që kanë ndodhur javën e kaluar në Francë.

Në Paris, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka nderuar tre policët që janë qëlluar për vdekje nga islamistët, duke thënë se Franca kurrë nuk do të dorëzohet përballë sulmeve.

Hollande u është bashkuar qindra të afërmve dhe zyrtarëve policorë për ceremoninë e varrimit.

Dy oficerë - Franck Brinsolaro dhe Ahmed Merabet- janë vrarë gjatë sulmit më 7 janar kundër javores satirike Charlie Hebdo.

Policja Clarissa Jean-Philippe është vrarë një ditë më vonë, në një sulm të ngjashëm.

Po sot, në Jerusalem janë varrosur katër viktimat hebrenje të sulmit në një dyqan të Parisit.

Ceremonia është ndjekur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Yohan Cohen, Yoav Hattab, Francois-Michel Saada dhe Phillipe Braham janë vrarë më 9 janar, pasi janë marrë peng në një dyqan nga një person i armatosur.

XS
SM
MD
LG