Ndërlidhjet

Një djalë i ri i IS-it ekzekuton “dy spiunë rusë”


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik e kanë publikuar një video në të cilen shfaqet një djalë i ri duke i ekzekutuar dy burra që thuhet të kenë qenë spiunë rusë.

Videoja shtatë minutshe përfshin edhe marrjen në pyetje të dy burrave të cilët thonë se gjenden në Siri, ngase janë dërguar nga Shërbimi Federal i Rusisë (FSB).

Videoja e publikuar nga një rusfolës përfundon me pamjet ku shihet një djalë i ri duke i ekzekutuar dy burra, teksa ka shtënë në pjesën e pasme të kokës.

Dy spiunët e supozuar rusë, flasin rusisht në videon e publikuar.

Njëri thotë se është nga Kazakistani ndërsa tjetri nuk e tregon kombësinë e tij, por thotë se ka punuar për FSB-në për tetë muaj radhazi para se të shkonte në Siri.

Shërbimi Federal i Rusisë (FSB) nuk ka pranuar të komentoj përkitazi me videon e publikuar.

XS
SM
MD
LG