Ndërlidhjet

Kerry takohet sot me ministrin e jashtëm iranian


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, do të takohen sot për të diskutuar rreth programit bërthamor të Tehranit.

Takimi i tyre i planifikuar në Gjenevë, vjen një ditë përpara raundit të ri të negociatave në të njëjtin qytet, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Zarif ka thënë se do ta shfrytëzoj takimin me Kerryn, për të kërkuar përshpejtim të negociatave.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka siguruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, se Shtetet e Bashkuara po punojnë drejt marrëveshjes që ka të bëjë me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG