Ndërlidhjet

Zemërohen indianët pas deklaratës së ministrit


Ilustrim
Ilustrim

Një ministër i qeverisë indiane ka shkaktuar zemërim tek banorët, teksa gjatë një fjalimi të mbajtur në rajonin turistik Goa, i ka shpalosur planet, sipas të cilave, homoseksualët do të trajtohen në qendra speciale për tu bërë njerëz “normal”.

Ramesh Tawadkar, ministër i rinisë dhe sportit, ka thënë se qeveria e rajonit Goa, e ka në plan që të hapë qendra për trajtimin e homoseksualëve dhe lezbikeve.

“Ne do të hapim qendra për ta sikurse që i kemi qendrat për aloolikët”, ka thënë Tawadkar duke shtuar se qeveria do ta mbështesë trajtimin e tyre përmes ilaqeve dhe formave të tjera

Tawadkar është anëtar i partisë në pushtet, Janata.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe opozitarët në Indi, i kanë përshkruar komentet e tij si fyese dhe injorante.

Tawadkar pas kritikave të marra ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar.

XS
SM
MD
LG