Ndërlidhjet

Irani e dënon publikimin e karikaturës nga Charlie Hebdo


Ilustrim
Ilustrim

Irani e ka dënuar publikimin e një karikature të re të Profetit Muhammad në numrin e sotëm të revistës Charlie Hebdo, duke thënë se karikatura është “fyese” dhe “provokative”.

Ballina e revistës Charlie Hebdo tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”. (“Je suis Charlie”).

Titulli thotë: “Gjithçka është falur”.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham, karikatura e publikuar në faqen e parë, “i provokon emocionet e myslimanëve dhe lëndon ndjenjat e tyre”.

Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawqi Allam, e ka përshkruar karikaturën si një “provokim të pajustifikueshëm” që mund të shkaktoj “një valë të re të urrejtjes në shoqërinë franceze dhe perëndimore”.

XS
SM
MD
LG