Ndërlidhjet

Qeveria merr vendim që ndërmarrja Trepça t’i kthehet shtetit


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që gjiganti metalurgjik “Trepça”, i cili aktualisht është nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të kthehet në pronësi të shtetit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta marrë këtë vendim nëse për një veprim të tillë, ekziston një interes madhor publik.

Në mbledhjen e Qeverisë është theksuar se ekzekutivi në bashkëpunim edhe me Kuvendin e Kosovës, do të punojë në plotësimin e kuadrit ligjor për të mundësuar që “Trepça” të vazhdojë punën dhe të jetë një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik.

Ndërmarrja “Trepça” merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut, por është edhe ndërmarrje industriale.

XS
SM
MD
LG