Ndërlidhjet

OKB kërkon ndihmë për refugjatët sirianë


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia pë refugjatë e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në zbutjen e “kushteve dëshpëruese të jetesës” për 620,000 refugjatët sirianë që jetojnë në kampet në Jordani.

Një në gjashtë prej tyre jeton në varfëri esktreme, thuhet në raportin e OKB-së.

Shefi i agjencisë për refugjatë të OKB-së, Antonio Gueterres, ka thënë se problemet e tyre janë bërë më të theksuara për shkak të temperaturave të ftohta dhe mungesës së energjisë elektrike.

“Ky është një apel për mbështetje masive nga bashkësia ndërkombëtare, mbështetje masive për sirianët dhe tani edhe për refugjatët irakianë”, ka thënë Gueterres.

XS
SM
MD
LG