Ndërlidhjet

Hollande: Charlie Hebdo do të mbijetojë


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Francës, Franocis Hollande, ka thënë se Charlie Hebdo do të mbijetojë, pasi numri i ri i së përjavshmes satirike është shitur brenda orësh.

“Charlie Hebdo është gjallë dhe do të jetojë”, ka thënë Hollande.

Rreth pesë milionë kopje të revistës janë shtypur të mërkurën, ndryshe nga 60,000 sa është tirazhi i zakonshëm, për shkak të kërkesës.

E gjithë kjo vjen një javë pasi militantët islamikë kanë vrarë 12 persona në zyrat e revistës në Paris dhe pesë të tjerë në sulmet e mëvonshme.

Numri i ri ka zemëruar disa myslimanë për shkak se përmban karikaturën e Profetit Muhammad, duke qarë dhe duke mbajtur një letër në të cilën shkruan: “Unë jam Charlie”.

“Unë jam Charlie” ka dalë si mesazh edhe për mbështetjen e revistës, edhe për lirinë e shprehjes, pas sulmeve terroriste në Francë.

XS
SM
MD
LG