Ndërlidhjet

Rusia mund të ndalojë filmat që “kërcënojnë unitetin”


Ilustrim
Ilustrim

Disa raporte thonë se Rusia është duke konsideruar ndalimin e disa filmave që “ofendojnë kulturën kombëtare, kërcënojnë unitetin e vendit apo minojnë themelet e rendit kushtetues”.

Agjencia e lajmeve Interfax ka cituar zyrtarë të Ministrisë së Kulturës duke thënë se urdhri i propozuar i qeverisë, mund të ndalojë filmat e tillë që të sigurojnë licenca për t’u shfaqur në kinematë e vendit.

Është thënë se urdhri ka qenë i paraparë të hyjë në fuqi më 1 janar, por është shtyrë për shkak të diskutimeve brenda qeverisë.

XS
SM
MD
LG