Ndërlidhjet

Kerry mund të takohet në Paris me ministrin iranian


Sekretari amerikaan, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif
Sekretari amerikaan, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se ai mund të takohet me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, gjatë të premtes në Paris.

Por, rreth këtij takimi, sipas Kerry, ende asgjë nuk është e konfimuar.

Kerry e ka paralajmëruar këtë takim të mundshëm gjatë një konference të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Në Bullgari, Kerry ka arritur pas takimit të së mërkurës në Gjenevë me Mohammad Javad Zarif.

Bisedimet e të dy liderëve pritet që të vendosin themelet e raundit të ri të bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që do të mbahet më 18 janar në Gjenevë.

Kryeparlamentari i Iranit ka paralajmëruar se Irani mund ta pasuroj edhe më tutje uraniumin, në qoftë se shtohen sanksionet perëndimore mbi Teheranin.

XS
SM
MD
LG