Ndërlidhjet

Putin: OJQ-të duhet të ndjekin “objektivat e përbashkëta kombëtare”.


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se organizatat joqeveritare duhet të ndihmojnë për të arritur qëllimet e përbashkëta kombëtare dhe nuk duhet ta kundërshtojnë qeverinë.

Teksa ka folur në forumin “Shteti dhe shoqëria civile”, i cili është transmetuar drejtpërdrejtë në televiziton, Putin ka thënë se OJQ-të nuk duhet të përfshihen në garën në mes të autoriteteve dhe opozitës.

Putin iu ka bërë thirrje autoriteteve rajonale që t'i mbështesin OJQ-të, duke shtuar se ai dëshiron ti përdorë OJQ-të si krah të qeverisë.

Putin ka thënë se mund të ketë ulje të taksave për OJQ-të, në qoftë se ato qëndrojnë jashtë politikës.

OJQ-të në Rusi ballafaqohen me probleme të mëdha që nga viti 2012, kur Putin është zgjedhur president.

Shumë nga OJQ-të më të mëdha në Rusi, duke përfshirë Memorial, Agora dhe Golos, nuk ishin ftuar në forumin e organizuar.

XS
SM
MD
LG