Ndërlidhjet

Autoritetit Palestinez kërkon ndihmën e Ligës Arabe


Liga Arabe në Kairo
Liga Arabe në Kairo

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar nga Liga Arabe që çdo muaj t’ia jap nga 100 milionë dollarë me qëllim të rritjes së sigurisë, si përgjigje nga Izraeli i cili ka vendosur që t’ia ndaloj Autoritetit Palestinez të ardhurat tatimore.

Abbas e ka bërë kërkesën e tij gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kairo.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli ka njoftuar se e ka ndaluar transferimin prej 120 milionë dollarëve çdo muaj për Autoritetit Palestinez, pas aplikimit të këtij të fundit për anëtarësim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ndalesa nga Izraeli ka bërë që Autoriteti Palestinez ta ketë problem çështjen e pagave për punonjësit.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje sot Izraelit, që “menjëherë” të filloj me transferimin e të ardhurave tatimore.

XS
SM
MD
LG