Ndërlidhjet

Dy të vrarë gjatë operacionit anti-terrorist në Belgjikë


Ilustrim
Ilustrim

Transmetuesi publik belg RTBF, ka njoftuar sot se dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur, gjatë një operacioni anti-terrorizëm që ka ngjarë në lindje të Belgjikës.

Nuk ka ende ndonjë konfirmim rreth numrit të saktë të të vdekurve.

Por, zyrtarët belgë e kanë konfirmuar se autoritetet përgjegjëse sot e kanë filluar një bastisje anti-terroriste në qytetin lindor Verviers.

Transmetuesi publik e ka cituar një dëshmitar të ketë thënë se shpërthime kanë ngjarë në afërsi të një stacioni në qytetin lindor.

Një zyrtar i ka thënë agjencisë AFP, se operacioni ka të bëjë me xhihadistët.

Raportohet se disa persona janë arrestuar.

Prokuroria e Belgjikës pritet të dal me një konferencë të jashtëzakonshme për media pas raportimeve se dy persona janë vrarë.

Policia dhe prokuroria ende nuk e kanë konfirmuar numrin e të vdekurve e as të të arrestuarve.

Ngjarja në Belgjikë ndodhë pas tri ditësh të sulmeve nga ekstremistët islamikë në Paris të Francës ku kanë mbetur të vdekur 17 persona.

XS
SM
MD
LG