Ndërlidhjet

Seperatistët, të gatshëm për takimin në Minsk


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët nga të dy rajonet e kontrolluara nga seperatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, kanë dhënë shenja pozitive për të marrë pjesë në takimin e Grupit të kontaktit, që do të mbahet sot në Minsk.

Igor Plotnitsky, udhëheqës i vetshpallur i Luhanskut, ka njoftuar mbrëmë vonë se ai nuk do të shkoj në Minsk për tu takuar me zyrtarët e qeverisë ukrainase dhe me përfaqësues nga OSBE-ja, por ka thënë se e ka dërguar Vladislav Deinegon.

Udhëheqësi i vetshpallur i Donjeckut, Denis Pushilin, ka thënë ndërkaq se delegacioni i tij është i gatshëm për takimin në Minsk.

Raundi i fundit i bisedimeve të Grupit të kontaktit është mbajtur më 24 dhjetor.

Ish-presidenti ukrainas Leonid Kuchma, ambasadori rus në Ukrainë, Mikhail Zurabov si dhe i dërguari i OSBE-së në Ukrainë, Heidi Tagliavini janë udhëheqësit e delegacioneve në bisedimet që mbahen në Minsk

XS
SM
MD
LG