Ndërlidhjet

Mbahen peng dy persona jashtë Parisit


Ilustrim
Ilustrim

Policia franceze thotë se një person i armatosur po i mban dy pengje në një postë që gjendet jashtë qytetit të Parisit.

Policia e ka rrethuar zonën në Colombes, një qytet në veriperëndim të Parisit, ndërsa një helikopter po e vëzhgon nga lartë situatën.

Radio RTL ka njoftuar se një person i armatosur me një kallashnikov, një pistoletë dhe me granata dore, po i mban tri pengje.

Radio ka njoftuar se policia është në kontakt me pengmarrësin, i cili deri më tani nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë.

Policia tha se deri më tani nuk është vërtetuar nëse ekziston ndonjë lidhje e rastit të sotëm me rastet ku kanë mbetur të vdekur 17 njerëz në Paris.

XS
SM
MD
LG