Ndërlidhjet

Kerry dhe Zarif nisin takimin në Paris


John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif
John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif janë duke u takuar në Paris për të biseduar rreth programit bërthamor të Iranit.

Takimin me Kerryn, ministri iranian e ka konfirmuar disa orë më parë, pak para se të largohet nga Gjeneva për në Paris.

Ai tha se përveç me Kerryn, do të takohet edhe me homologun francez Laurent Fabius, për të diskutaur rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale, si dhe për ekstremizmin e islamofobinë.

Kerry po qëndron në Paris për t’i nderuar viktimat nga sulmet e militantëve në Paris.

Gjatë të mërkurës, Kerry dhe Zarif kanë diskutuar në Gjenevë për më shumë se pesë orë.

Bisedimet në mes të Kerryt dhe Zarif ndodhin përpara takimit të planifikuar për 18 janar në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore përkitazi me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG