Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës nis hetimet në territoret palestineze


Gaza, korrik 2014.
Gaza, korrik 2014.

Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime thonë se kanë hapur hetime për krimet e mundshme të luftës, të kryera në territoret palestineze.

Ky hap mund të çojë në akuza kundër izraelitëve ose palestinezëve.

Prokurorja e Gjykatës në Hagë, Fatou Bensouda, ka thënë se do të kryejë hetimet paraprake “në pavarësi dhe paanshmëri të plotë”.

Qeveria palestineze ka pranuar juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime dhe, këtë muaj, ka kërkuar nga ky institucion që të hetojë krimet e mundshme të luftës në territorin e saj, prejse Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza, në muajin qershor.

Izraeli, i cili nuk është anëtar i Gjykatës së Hagës, ka thënë se vendimi i saj është “skandaloz”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka thënë se hetimet janë përpjekje për të dëmtuar “të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga terrori”.

XS
SM
MD
LG