Ndërlidhjet

Iran: Kërkohet “vullnet politik” për bisedimet atomike


Laurent Fabius (djathtas) dhe Javad Zarid gjatë takimit të tyre të djeshëm në Paris
Laurent Fabius (djathtas) dhe Javad Zarid gjatë takimit të tyre të djeshëm në Paris

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, thotë se kërkohet “vullnet politik” për të bërë progres në negociatat lidhur me programin bërthamor të Iranit, por ai beson se një progres i tillë është i “mundshëm”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Gjenevë të Zvicrës, pasi ishte kthyer nga Parisi, ku kishte biseduar me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, dhe me minsitrin e jashtëm të Francës, Laurent Fabius.

Zoti Zarif u tha gazetarëve se ai kishte biseduar, po ashtu, me zëvendësministrin e jashtëm rus, Sergei Ryabkov, dhe se pret që gjatë ditës së sotme të bisedoj me telefon edhe me sekretarin e jashtëm britanik, Phillip Hammond.

Gjatë ditës së sotme, pritet që përfaqësuesit amerikanë dhe ata iranianë do t’i vazhdojnë bnë bisedimet në praninë e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Pritet që bisedime të ketë edhe nesër.

Irani është i angazhuar në bisedime me grupin 5+1, që përbëhet nga Kina, Franca, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, plus Gjermania, në të cilat synohet kufizimi i programit atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat se synon prodhimin e armatimit atomik.

XS
SM
MD
LG