Ndërlidhjet

Filipine: Stuhia e pengoi vizitën e Papës


Papa Françesk gjatë një meshe në një katedrale në Filipine
Papa Françesk gjatë një meshe në një katedrale në Filipine

Papa Françesk është në kryeqytetin Manila, pasi stuhia e detyroi atë që ta ndërpres vizitën në qytetin Talkoban në Filipine.

Papa i kaloi vetëm pak orë sot në Talkoban, që ishte shkatërruar nga një tajfun në vitin 2013.

Para se të largohej nga ky qytet, ai e udhëhoqi një meshë të hapur, në të cilën morën pjesë afro 150 mijë vetë, megjithë motin me shi dhe erën e fuqishme.

Më herët, presidenti i Filipineve, Benigno Aquino III, i dhuroi Papës një shtatore të Shën Mërisë, të gëdhëndur nga një dru, që ishte çrrënjosur nga tajfuni i vitit 2013. Atëherë ishin vrarë apo ende konsiderohen të zhdukur afro 7,300 vetë.

Një vullnetare në meshën e Papës ishte vrarë kur era e fortë e hodhi skelen në të, ka thënë një zyrtar i Kishës Katolike.

Pritet që nesër, Papa Françesk do ta mbajë një meshë në kryeqytetin Manila, në të cilën pritet të marrin pjesë më se 6 milionë njerëz.

Kjo mund të jetë mesha më e madhe e udhëhequr nga Papa në histori.

XS
SM
MD
LG