Ndërlidhjet

Poroshenko: Premtim për rimarrjen e kontrollit në pjesën lindore


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha sot se Kievi do ta marrë përsëri kontollin ndaj pjesës lindore, ku gjatë fundjavës janë intensifikuar luftimet ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare.

Duke folur para mijëra pjesëmarrësve në tubimin e paqes në kryeqytetin Kiev, zoti Poroshenko ka theksuar se Ukraina “nuk do tu japë asnjë milimetër” të tokës së vet separatistëve prorusë.

Njëherësh, zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se trupat qeveritare e kanë filluar “një operacion masiv” gjatë natës dhe e kanë rimarrë pothuajse gjithë aeroportin e Donjeckut, pasi në disa pjesë të tij, gjatë javëve të fundit, ishin vendosur separatistët.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë katër ushtarë të Ukrainës dhe 32 të tjerë janë plagosur, tha sot Lysenko.

XS
SM
MD
LG