Ndërlidhjet

Irak: Ushtarët kanadezë shkëmbyen zjarr me IS-in


Pjesëtarë të ushtrisë së Kanadasë
Pjesëtarë të ushtrisë së Kanadasë

Ushtarët kanadezë kanë hapur zjarr kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak gjatë fundjavës, në atë që në përgjithësi konsiderohet të jetë akt i vetëmbrojtjes.

Gjenerali Michael Rouleau, komandant i operacioneve speciale të ushtrisë së Kanadasë, tha mbrëmë vonë se ushtarët ishin duke i vizituar linjat e frontit së bashku me forcat e Irakut, kur kundër tyre u hap zjarr.

Ushtarët kanadezë, që kanë për detyrë stërvitjen dhe këshillimin e ushtrisë irakiane në luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik, ishin në ballë për të ndihmuar gjatë një operacioni irakian.

Gjenerali Rouleau tha se kanadezët kanë përdorë të shtëna snajperike dhe i kanë “neutralizuar” pozicionet armike pa pësuar viktima.

XS
SM
MD
LG