Ndërlidhjet

Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje ushtarake


Teheran
Teheran

Gjatë vizitës në Teheran të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Rusia dhe Irani kanë nënshkruar marrëveshje për ta zgjeruar bashkëpunimin ushtarak.

Marrëveshja është nënshkruar sot nga Shoiugu dhe homologu iranian, Hossein Dehqan.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Shoigun të ketë thënë se në kuadër të marrëveshjes përfshihet bashkëpunimi kundër terrorizimit, shkëmbimi i personelit ushtarak për qëllime trajnimi etj.

Dehqan, ndërkaq, citohet të ketë thënë se së bashku me homologun rus janë dakorduar për të përshpejtuar bashkëpunimin me qëllim të parandalimit të “ndërhyrjes së forcave të jashtme në çështjet rajonale”.

Ministrat nuk kanë përmendur ndonjë marrëveeshje të ardhshme për armët.

Në vitin 2007, Rusia ka nënshkruar një kontratë për t’i shitur Teheranit sistemin e raketave, por një gjë e tillë nuk është realizuar për shkak të kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

XS
SM
MD
LG