Ndërlidhjet

Pas rënies sovjetike u reduktuan gjitarët e mëdhenj


Ilustrim
Ilustrim

Kërkimet e reja sugjerojnë se tronditjet socio-ekonomike, të cilat kanë pasuar rënien e Bashkimit Sovjetik më 1991, kanë ndikuar në mënyrë dramatike te gjitarët e mëdhenj të rajonit.

Studimi i tetë specieve të mëdha në Rusi, i publikuar në revistën Conservation Biology, tregon se ato kanë pësuar rënie të mprehtë në numër në fillim të viteve 1990, me përjashtim të ujkut gri.

Autorët thonë se arsyet për reduktimin e specieve të tilla, si për shembull: derri dhe ariu i murmë, janë gjuetia e paligjshme dhe mosmbrojtja e botës së egër.

XS
SM
MD
LG