Ndërlidhjet

Ushtari që vrau familjen armene do të gjykohet në Armeni


Valery Permyakov
Valery Permyakov

Rusia ka bërë të ditur se një ushtar i saj, i akuzuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje në Armeni, do të akuzohet në Armeni, por mediat raportojnë se gjyqi do të kryhet nga një gjykatë ushtarake ruse.

Noftimi duket se ka pak gjasa të qetësojë protestuesit, të cilët kërkojnë që i dyshuari për sulmin, i cili ka tronditur kombin, të transferohet në paraburgim në Armeni dhe të gjykohet atje.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, ka thënë se hetimet dhe procedurat penale kundër të dyshuarit Valery Permyakov “do të kryhen ekskluzivisht në tokën armene”.

Gazeta ruse Novaya Gazeta dhe ueb-faqja kavkaz-uzel.ru kanë cituar burime të Qeverisë armene të kenë thënë se gjykimi do të bëhet nga një gjykatë ushtarake ruse në Armeni.

Permyakov akuzohet për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje në Gyumri, qytetin ku ndodhet Baza e 102-të Ushtrarke e Rusisë, pasi ka dezertuar më 12 janar.

XS
SM
MD
LG