Ndërlidhjet

Vuçiq: Të gatshëm për bisedime për Trepçën


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme që të bisedojë për kombinatin Trepça dhe se kjo çështje mund të ngrihet në dialogun me Kosovën në Bruksel.

“Nëse Thaçi thotë se nuk ka bisedime, ai po bëhet fuqi e madhe, udhëheqës i madh i popullit të tij. Unë jam njeri i thjeshtë dhe nuk mund të bëj kërcënime. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të gatshëm për dialog”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Më herët, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Trepça është pasuri e Kosovës dhe se për këtë nuk do të flitet me askënd tjetër.

XS
SM
MD
LG