Ndërlidhjet

India mburret me rritjen e numrit të tigrave


Ilustrim
Ilustrim

India ka bërë të ditur se në territorin e saj është rritur numri i tigrave për 30 për qind.

Duke prezantuar numërimin e fundit, ministri i Mjedisit, Prakash Javadekar, ka thënë se numri i tigrave është rritur nga 1,706 në vitin 2011 në 2,226 më 2014.

Ai ka thënë se disa nisma të qeverisë për të përmirësuar ruajtjen e tigrave qëndrojnë pas rritjes së numrit të tyre.

Në Indi thuhet se jetojnë rreth 70 për qind e tigrave të të gjithë botës.

Javadekar i ka pëshkruar rezultatet e numërimit si “histori të madhe suksesi”.

XS
SM
MD
LG