Ndërlidhjet

Të mërkurën, takim për Ukrainën në Berlin


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se ai dhe homologët e tij nga Ukraina, Rusia dhe Franca do të takohen të mërkurën në Berlin, në përpjekje për të shtensionuar konfliktin në Ukrainë.

“Qëllimi kryesor tani është të parandalohet përkeqësimi i mëtejmë i konfliktit ushtarak dhe i marrëdhënieve politike midis Kievit dhe Moskës”, ka thënë Steinmeier.

Ai do të mirëpresë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, atë të Ukrainës, Pavlo Klimkin, dhe të Francës, Laurent Fabius.

Grupi, për herë të fundit, është takuar në Berlin më 12 janar.

XS
SM
MD
LG