Ndërlidhjet

Një palestinez plagos 12 izraelitë


Tel Aviv, 21 janar 2015.
Tel Aviv, 21 janar 2015.

Policia në Izrael ka bërë të ditur se një palestinez ka therur 12 izraelitë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një autobus në Tel Aviv.

Tre nga të plagosurit janë shtrirë në spital, në gjendje të rëndë.

Sulmuesi është thënë se është 23 vjeç, nga qyteti Tulkarem i Bregut Perëndimor, i cili ka hyrë ilegalisht në Izrael.

Ai është qëlluar në këmbë nga policia izraelite dhe është arrestuar pranë vendit të ngjarjes.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka fajësuar Autoritetin Palestinez për sulmin.

Izzat al-Risheq, një anaëtar i Hamasit, i cili kontrollon Rripin e Gazës, ka thënë se sulmi është “akt heroik”.

Sipas tij, ai “është përgjigje e natyrshme për krimet e pushtimit dhe të terrorizmit kundër popullit palestinez”.

XS
SM
MD
LG