Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon lirimin e të burgosurve


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve të Ukrainës, të cilët janë kapur gjatë konfliktit me rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ai e ka kërkuar lirimin e menjëhershëm edhe të pilotes Nadia Savchenko, e cila po mbahet në një burg në Rusi që nga 15 dhjetori.

Këtë thirrje Poroshenko i ka bërë sot në Zvicër, gjatë një fjalimi të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror.

Ai tha se të burgosurit po mbahen në mënyrë të paligjshme në territoret që po kontrollohen nga Rusia.

XS
SM
MD
LG